Please enter at least 3 characters.

FC Drenica triumfon në ndeshjen e parë finale në futsall ndaj FC Prishtina 01

FC Drenica ka marrë një fitore të rëndësishme në cilësinë e mysafirit kundër FC Prishtina 01 në ndeshjen e parë finale të Superligës së Kosovës në futsall. 

Takimi i zhvilluar në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec përfundoi me rezultatin 4-1 në favor të Drenicës.

Golat për FC Drenicën u shënuan nga Drilon Haxhijaj (2), Julian Pardo dhe Jean Trujillo.

Për FC Prishtina 01, Halim Selmanaj realizoi golin e vetëm në këtë sfidë.

Tashmë, ekipet kanë edhe dy ndeshje të tjera për të përcaktuar kampionin e ri të Kosovës, me Drenicën që është një fitore larg titullit.

Ndeshja e dytë është planifikuar të zhvillohet më 5 qershor./Telegrafi/