Please enter at least 3 characters.

FBK vendos, ‘Final 8’ do të mbahet në Suharekë

2021/01/2021-01-25-10.30.31.075-136829003_4169362249760491_105137562169984734_o.jpg
4:"RECI

Federata e Basketbollit të Kosovës ka marrë vendim të ri për ‘Final 8’ të Kupës së Kosovës.

Fillimisht ishte paraparë që kjo ngjarje e madhe për basketbollin kosovar të mbahet në Rahovec, por ‘vreshtarët’ u tërhoqën nga organizimi.

FBK ka vendosur që ‘Final 8’ të mbahet në qytetin e Suharekës.

Njoftimi i plotë nga FBK:Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) më 25.01.2021 ka marrë vendim që KB Golden Eagle Ylli nga Suhareka të jetë organizator i Final 8 Kupës së Kosovës në datat 3-7.02.2021.Pas njoftimit më 21.01.2021 nga KB Rahoveci për tërheqje nga organizimi i Final 8 Kupës së Kosovës 2021, më 22.01.2021 interesimin për organizimin e këtij eventi prestigjioz e ka shprehur KB Golden Eagle Ylli nga Suhareka dhe pas votimit nëpërmjet deklarimit elekontronik të anëtarëve të Bordit të FBK-së konform Nenit 6, alineja B të Rregullores së Punës së Bordit të FBK-së, KB Golden Eagle Ylli është shpallur organizator i Final 8.Vendimi hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij. /Telegrafi/