Please enter at least 3 characters.

Fazliu synon ‘Këpucën e Artë’

2016/01/f.0830163915546_210.jpg

Ai synon që ta ndjekë deri në fund të kampionatit epitetin e golashënuesit më të mirë të Superligës. Për ta arritur këtë, Fazliu do të përpiqet që në këtë fundjavë të shënoj gol edhe në Gjilan në duelin mes Dritës e Ferizajt.

“Për mua primare është fitorja e ekipit, e unë dua të kontribuoj me gol. Normalisht, si sulmues, do ta jap maksimumin për ta ndjekur epitetin e golashënuesit më të mirë.Shpresoj të më ndihmoj edhe fati, sepse do të kem konkurrentët të shumtë e të fortë”, tha Fazliu për Arenën, i cili edhe vite më parë ishte sulmuesi kryesor i Ferizajt, prej të cilit klub kishte kaluar në Prishtinë. /Tribuna/Telegrafi/