FaZe është ekipi parë që siguron pjesëmarrjen në turneun e CS:GO - BLAST Premier World Final
28/03/2023
Fitorja e FaZe në ESL Pro League ja siguroi ekipit ndërkombëtar pjesëmarrjen në turneun BLAST Premier World Final.
Turneu do të zhvillohet midis 13-17 dhjetorit dhe do të presë tetë ekipe që luftojnë për një grup çmimesh prej 1 milion dollarësh.
Kualifikimi i FaZe shënon herën e dytë që ata do të garojnë në një ngjarje të finales botërore, duke u kualifikuar më parë për edicionin e 2022 falë fitores së tyre në EPL S15.
FaZe e përfundoi BLAST World Finals 2022 në gjysmëfinale pasi nuk arritën të kualifikohen për të një vit më parë.
Turneu i fundit i BLAST Premier World Final organizua në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe përfundoi me fitore të ekipit G2. /Telegrafi/


