Please enter at least 3 characters.

Fatosat ‘ngrihen’ në mjegullën e mëngjesit

2016/01/fatosat-lsquo-ngrihen-rsquo-n-euml-mjegull-euml-n-e-m-euml-ngjesit_hd.jpg

Trajnerët e futbollistët kërkojnë ndërrimin e terminit, derisa mjeku i mjekësisë sportive, Agron Rexhepi, thotë se është duke u dëmtuar shëndeti i fëmijëve.

Futbollistët fatosë (grupmosha U-13) të Shkollës së Futbollit Prishtina, po vuajnë. Jo për shkak se nuk kanë kushte të mira për punë, apo po ‘turpërohen’ kur po përballen me kundërshtarë, mirëpo, për një arsye tjetër. Në ditët që ata zhvillojnë ndeshje, duhet të zgjohen më herët se zakonisht, pasi që në ora 09:00, përballen me ekipet kundërshtare.

Thonë se është ‘acar’ që të zhvishen në atë kohë, e ndodh që mos ta “shohin” as njëri-tjetrin për shkak të mjegullës që zakonisht mbretëron në ato orë.

“Do të kishte qenë mirë që të luajnë pak më vonë pasi që në ora 09:00 është shumë herët. Si po zgjohemi nga shtrati, drejt e në lojë”, kanë thënë disa lojtarë për gazetën Arena. /Telegrafi/