Please enter at least 3 characters.

Faton Peci: Me punë e përkushtim, bashkë për Mitrovicën e zhvilluar

Kandidati për Kryetar të Mitrovicës, Faton Peci po vazhdon fushatën e tij në secilën lagje e fshat të Mitrovicës.

Në qendër e me disa nga familjet e qytetit, e shoqëruar nga Kryeminstri Albin Kurti, ai zhvilloi bashkëbisedim të këndshëm mbi nevojën për zhvillimin e qytetit.

Missini Sweets” në Mitrovicë i priti gjithashtu Faton Pecin e Albin Kurtin, ndërsa në Kçiç të Madh ata vizituan tre biznese familjare, “Kiki Home”, “Mobileria Vali” dhe “Vali Plast”, të cilat janë shembuj suksesi në ekonominë mitrovicase.

Peci theksoi se qeverisja e tij do të përkrahë financiarisht bizneset e vogla dhe të mesme.

Ai tha se besimi i qytetarëve dëshmon nevojën për t’i rikthyer dinjitetin Mitrovicës, me punë vizion e ndershmëri.