Please enter at least 3 characters.

Fasule me perime: Drekë e shijshme me plot vitamina

2018/03/4473520.jpg

Fasulja e mirë dhe e lëngshme me shijen e vet do të kënaqë secilin!Përbërësit:- 400 g fasule, - 2 qepë, - 1 hudhër, - 1 karotë e madhe, - 1 majdanoz (rrënjë dhe fletë), - piper kokrra, - fletë dafine, - 1 spec i gjelbër, - 1 lugë miell, - 1 lugë e vogël spec i bluar, - erëza, piper i bluar, vaj, kripë.

Përgatitja:1. Fasulen pastrojeni, lajeni mirë dhe qitni ujë.

2. Shtoni qepën e grirë, karotën e grirë dhe rrënjët e grira të majdanozit, piperin kokrra, fletën e dafinës, specin e gjelbër. Zieni rreth një orë në temperaturë mesatare.

3. Në tigan qitni vaj dhe në të fërgoni qepën e grirë imët, shtoni miellin, hudhrën e grirë dhe kur të skuqen pak shtoni specin e kuq dhe menjëherë hiqeni nga zjarri dhe qiteni në fasule. Shtoni erëzat, piperin e bluar dhe kripën sipas nevojës. Le të vlojë edhe një deri në dy minuta dhe fasulja është gati.

Ju bëftë mirë! - transmeton Telegrafi.