Faqet e para të gazetave sportive në Itali kushtuar Astorit
Vdekja e befasishme e Davide Astorit la të prekur gjithë futbollin botëror, posaçërisht atë italian.
Kapiteni i Fiorentinas vdiq në dhomën e hotelit në Udie ku Viola ishte duke qëndruar në pritje të përballjes ndaj Udineses.
31-vjeçari vdiq pasi pësoi sulm në zemër teksa ishte duke fjetur dhe pas gjithë kësaj ngjarje gazetat e mëdha italiane faqen e parë ia kushtuan Astorit.
La Gazzetta dello Sport, në faqe të parë kishte Astorin me titullin kryesor 'Forca e Davides' dhe me informata të shkurta: 'Davide Astori, 1987-2018', ''Zemra e kapitenit të Fiorentinas ndali teksa ai ishte në gjumë. Ai ishte në hotelin e Udines para ndeshjes. Futbolli në shok, Serie A shtyhet''.
"Lamtumirë kapiten", ishte titulli kryesor në ballinën e TuttoSport, e cila pastaj vazhdonte me një tekst të shkurtë informues: Futbolli ndaloi pas vdekjes së papritur të Davide Astorit, lideri i Fiorentinas u gjet pa jetë në dhomën e hotelit në Udine.
Vlen të theksohet se gjithë takimet e mbetura të së dielës në Serie A dhe B janë ndal, përfshirë edhe derbin mes Milanit dhe Interit. /Telegrafi/


