Please enter at least 3 characters.

Fansi i zjarrtë i Bebe Rexhës, bën tatuazh portretin e këngëtares në krahun e tij

2019/12/fans-scaled-e1576308422686.jpg
247:"LOS ANGELES, CALIFORNIA - SEPTEMBER 30: Bebe Rexha attends the World Premiere Of Disney's “Maleficent: Mistress Of Evil" - Red Carpet at El Capitan Theatre on September 30, 2019 in Los Angeles, California. (Photo by Frazer Harrison/Getty Images)
12:"Getty Images

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është e pëlqyer nga miliona njerëz në mbarë botën për muzikën e saj.

Si rrjedhojë, ajo numëron fansa të shumtë dhe plot 10 milionë është numri i tyre vetëm në rrjetin social Instagram.

Në këtë të fundit, Rexha shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video nga jeta e përditshme, duke e qenë sa më e hapur me ndjekësit e saj.

Së fundmi, këngëtarja me prejardhje nga Dibra publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi të një fansi të zjarrtë të saj, i cili në krah kishte realizuar tatuazh portretin e këngëtares.

Bëhet fjalë për një fotografi të Bebe Rexhës të realizuar shumë vite më parë, teksa në ballin e saj si shtojcë, fansi ka vizatuar edhe një kryq.

"O Zoti im, një dedikim i vërtetë", ka shkruar 30-vjeçarja në mbishkrimin e fotografisë, duke lënë kështu të kuptohet se është fascionuar nga ajo çfarë fansi i saj ka bërë për të.

Bebe Rexha ndërkohë vetëm para dy javësh erdhi në Shqipëri, për të vizituar disa familje të prekura nga tërmeti, ku u premtoi dy prej tyre edhe rindërtimin e shtëpisë. /Telegrafi/