Please enter at least 3 characters.

Fansi "i çmendur" nuk iu nda edhe pas ndërhyrjes së sigurimit, Bebe Rexha e merr me vete në skenë simpatizantin në Brazil

2019/09/bebe5-1-e1569652428589.jpg
202:"RIO DE JANEIRO, BRAZIL - SEPTEMBER 27: Bebe Rexha performs on stage during Rock in Rio 2019 at Cidade do Rock on September 27, 2019 in Rio de Janeiro, Brazil. (Photo by Alexandre Schneider/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po vazhdon suksesshëm turneun e saj të koncerteve me Jonas Brothers, në dy kontinentet amerikane.

Së fundmi, ajo ka performuar në Rio de Janiero të Brazilit, para mijëra fansave latinë.

Teksa iu afrua publikut për të përjetuar nga afër emocionet e fansave, diçka shumë e veçantë i ndodhi këngëtares shqiptare, e cila duket se po pritej me plot entuziazëm nga një fans.

Një djalë i cili ndodhej në audiencë nuk e përmbajti dot veten kur Bebe Rexha u afrua pranë tij me mikrofon, duke tentuar kështu t'i kalojë rrethojat e vendosura para skenës, vetëm për ta takuar 30-vjeçaren.

"Të dua shumë", ishin ndër fjalët që fansi i përsëriste më shpesh artistes Rexha.

E emocionuar nga kjo gjë, këngëtarja me origjinë nga Dibra e Maqedonisë, i tha sigurimit se çdo gjë është në rregull dhe mund ta merrte me vete.

Bebe Rexha e mori me vete në skenë fansin e saj, në Rio de Janiero (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Ajo ka sjell për miliona ndjekësit e saj në Instagram një video nga ky moment i veçantë, kur më pas e merr fansin me vete dhe ngjitet në skenën bashkë me të.

Në ato çaste, Bebe Rexha nis të interpretojë hitin e saj "Say my name", teksa simpatizanti i saj fillon dhe vallëzon dhe ulet në gjunjë duke iu falënderuar Perëndisë.

"I dua kaq shumë fansat e mi! Faleminderit Brazil", ka shkruar në mbishkrimin e videos në Instagram, këngëtarja shqiptare e famshme ndërkombëtarisht. /Telegrafi/