Please enter at least 3 characters.

“Fansat kërkojnë anulimin e ‘Euphoria’ pas skenave të reja të Cassie-t” – kritika të forta për sezonin e tretë dhe rolin e Sydney Sweeney

Sezoni i tretë i serialit të njohur “Euphoria” ka rikthyer vëmendjen e publikut pas katër vitesh pauzë, por jo pa polemika të shumta nga fansat dhe kritikët.

Shumë shikues kanë reaguar ashpër në rrjete sociale, duke kërkuar madje anulimin e serialit pas skenave të fundit që përfshijnë personazhin Cassie Howard, të luajtur nga Sydney Sweeney.

Seriali vazhdon historinë e personazheve pas një kërcimi kohor pesëvjeçar, duke i ndjekur ata në jetën e tyre si të rritur, shkruan DailyMail.

Megjithatë, episodet e reja janë kritikuar për përmbajtje që disa shikues e kanë cilësuar si shqetësuese dhe misogjine, duke akuzuar krijuesin Sam Levinson se po mbështetet më shumë te elementet tronditëse sesa te historia.

Reagimet u shtuan veçanërisht pas episodit të fundit, ku fansat u shprehën të tronditur nga zhvillimi i personazhit të Cassie-t.

Në rrjete sociale, shumë përdorues shkruan komente kritike, ku njëri prej tyre tha: “Dikush ta shpëtojë Sydney Sweeney-n”, ndërsa një tjetër shtoi: “Të lutem Zot, nuk mund ta shoh vazhdimisht Cassie-n të degradojë veten në mënyrat më të turpshme të imagjinueshme”.

Kritikat nuk kanë ardhur vetëm nga fansat. Ish-prezantuesja e Fox News, Megyn Kelly, kritikoi hapur trailerin e sezonit, duke thënë: “E vërteta është - kjo po e seksualizon foshnjërinë. Ja çfarë është kjo”, ndërsa e cilësoi krijuesin e serialit si “të sëmurë”.

Nga ana tjetër, aktorja Sydney Sweeney ka mbrojtur rolin e saj, duke thënë në një intervistë: “Dua të them, Cassie është një personazh i çmendur. Ajo do të bëjë gjithçka dhe me çdo kusht për të qenë e famshme këtë sezon, dhe ajo bën shumë zgjedhje shumë të egra dhe interesante”. /Telegrafi/

- YouTubewww.youtube.com