Please enter at least 3 characters.

Fansat janë në pritje të videoklipit të këngës “IDGAF” nga Dua Lipa

2018/01/DuaLipa-fk-e1515422651718.jpg
185:"BIRMINGHAM, ENGLAND - NOVEMBER 26: Dua Lipa attends Free Radio Live 2016 at the Genting Arena on November 26, 2016 in Birmingham, United Kingdom. (Photo by Tim P. Whitby/Getty Images)
12:"Getty Images

Dua Lipa është në përgatitje të videoklipit muzikor të këngës “IDGAF”.

Xhirimet tashmë kanë filluar dhe videoja muzikore do të jepet premierë më 12 janar.

(Foto: Getty Images)

Versioni audio i kësaj kënge është publikuar gjatë verës dhe është pëlqyer në masë të madhe.

Prandaj, 22-vjeçarja ka vendosur ta shoqërojë edhe me videoklip. Ndërsa ajo vazhdon t'i mbajë fansat në pritje përmes postimeve në rrjetet sociale.

"Videoja për këngën time të re 'IDGAF' do të vijë më 12 janar. Jam shumë e entuziazmuar dhe mezi pres që ta shihni këtë!", ka shkruar këngëtarja në Instagram.

Kujtojmë që viti 2017 ishte jashtëzakonisht i suksesshëm për këngëtaren shqiptare. Në veçanti është pëlqyer kënga dhe klipi "New Rules" që ka kaluar shifrën prej 874 milionë shikimeve në YouTube.

(Foto: Getty Images)

Ajo ka bërë të bërë të ditur se pas albumit të suksesshëm debutues, është duke punuar në projekte të reja muzikore. /Telegrafi/