Please enter at least 3 characters.

Familjarët e Thaçit dhe Veselit u prijnë Marshit për Drejtësi

2023/04/338506805_757056862700542_9162213749772177635_n.jpg

Familjarët e ish krerëve të Ushrisë Çlirimtare të Kosovës,  janë parë sot duke i prirë marshit për drejtësi gjatë ditës së sotme.

Bashkëshortja e ish presidentit Thaçi ka qenë e shoqëruar nga djali i tyre, ndërsa pranë kanë pasur edhe familjen e ish kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Pjesmarrës në marsh kanë qenë qindra qytetarë, të cilët kanë kërkuar lirinë e ish pjestarëve të UCK-së.

Organizimi i këtij marshi ka marrë mbështetjen e partive politike, shoqërisë civile, personalitete të ndryshme, bashkësi fetare dhe shumë qytetarë.

Ndryshe, Specialja pak më herët ka lëshuar një deklaratë zyrtare ku kanë njoftur se më 3 prill do të hapet gjykimi kundër ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe të akuzuarve të tjerë (DHSK). /Telegrafi/