Familjarët e përlotur: Autopsia e të vrarëve në Kumanovë të bëhet edhe në Prishtinë (Video)
22/05/2015
Një kolonë e gjatë automjetesh me familjarë dhe makina funeralesh kanë hyrë në këtë kohë në kufirin në Hanin e Elezit.
Ekipi i KTV-së në kufi ka parë shpërthimin emocional të familjarëve që po prisnin në territorin e Kosovës.
Rreth 100 persona kanë qëndruar deri në atë kohë për të përcjellë hyrjen e kufomave në Kosovë, transmeton koha.net.
Kortezhi është përcjellë nga Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu.
Trupat janë dërguar në këtë institut për një ekzaminim të ri.


