Please enter at least 3 characters.

Familja i dërgon mesazhin surprizë Brikenës: “Bëj çfarë të do zemra” – një mbështetje e koduar për zgjedhjet e saj?

Një moment i veçantë ndodhi sot në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, kur Brikena u befasua nga familjarët e saj.

Ata përdorën një dron për të dërguar një parashutë që fluturoi mbi shtëpi, duke i përcjellë një mesazh të veçantë dhe domethënës.

“Ti je krenaria jonë, bëj çfarë të do zemra, ne jemi me ty”, ishte shkrimi në parashutë, një mënyrë e qartë për të treguar mbështetjen e tyre ndaj saj.

BBVA/Instagram

Ky dedikim duket se është një mesazh mbështetjeje nga familja, që i bën të ditur Brikenës se janë pranë saj në njohjen me Mateon brenda shtëpisë.

Fjalët “bëj çfarë të do zemra” shihen si një mesazh i koduar i familjes, që e inkurajon të ndjekë ndjenjat dhe vendimet e saj personale, pa u ndikuar nga rrethanat e jashtme.

Sapo e pa parashutën dhe lexoi mesazhin e tyre, Brikena nuk mundi të mbante lotët, duke u emocionuar nga ky surprizë e veçantë. /Telegrafi/