Familja e solli të porsalindurin nga spitali, duhet të shihni se si ka reaguar qeni i tyre
20/11/2021
Qeni Luna priti e emocionuar shoqen e saj të re.
Pronarët e saj u bënë prindër dhe ajo priti me padurim që foshnja të vinte nga spitali.
Kur e sollën foshnjën në shtëpi, Luna menjëherë filloi ta nuhaste duke tundur bishtin.
Ajo u përpoq menjëherë të miqësohej me të, kështu që vrapoi drejt kutisë së saj të lodrave dhe i solli të porsalindurit të preferuarat e saj. /Telegrafi/


