Please enter at least 3 characters.

"Faleminderit" thotë 2 Ton në këngën e re që përshkruan karrierën dhe suksesin e tij ndër vite (Video)

2017/10/2-tonue-e1508518305314.jpg

Reperi i njohur nga Ferizaji, 2 Ton, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.

"Faleminderit" mban titullin kënga e tij më e re, e cila është punuar nga Circket Beats, ndërsa vargjet e tekstit i ka shkruar vet artisti.

Kënga është e zhanrit hip hop dhe R&B, teksa është publikuar në YouTube me një insert përmbledhjesh nga koncertet e ndryshme të reperit.

2 Ton ka qenë një emër shumë i kërkuar gjatë vitit nëpër koncerte, gjë që duket ia ka bërë edhe më të lehtë realizmin e këtij klipi.

Ndryshe, ky projekt në njëlloj forme përshkruan edhe suksesin dhe të arriturat në karrierën e tij disa vjeçare si rap-artist.

Ai vazhdon të jetë shumë aktiv në muzikë, duke sjellë për fansat vazhdimisht projekte të reja. /Telegrafi/