Please enter at least 3 characters.

Falë këtij njeriu, të gjithë bashkëfshatarët u bënë milionerë (Foto)

2016/11/c1-1.jpg
9:"© ABC.es

Të gjithë 80 banorët e fshatit spanjoll Cerezales del Condado tanimë janë bërë milionerë.

Dhe kjo, përcjell Telegrafi, jo se kanë fituar ndonjë lotari, por sepse thjesht ky vend ishte vendi i lindjes së Antonio Fernandez.

Siç shkruajnë mediat e huaja, Fernandez kishte emigruar në Meksiko në vitin 1949, kur ishte 32-vjeç, dhe atje u bë drejtor ekzekutiv i kompanisë “Grupo Modelo”, e cila bën edhe prodhimin e birrave Corona.

Ai vdiq në gusht të këtij viti, kur i kishte bërë 99 vjet, dhe ishte një miliarder.

Dhe siç shkruajnë më tej mediat e huaja, ai me vullnetin e tij kishte vendosur që rreth 169 milionë funte të pasurisë së tij tua linte bashkëfshatarëve të tij. Kështu, 80 banorëve të këtij fshati tanimë i takojnë hiq më pak se nga 2 milionë funte. /Telegrafi/