Please enter at least 3 characters.

Fabregas: Hazard mund ta fitojë Topin e Artë nëse dëshiron

2018/02/Fabregas-Hazard-1.jpg
138:" during the Premier League match between West Bromwich Albion and Chelsea at The Hawthorns on November 18, 2017 in West Bromwich, England.
15:"Catherine Ivill

Ylli i Chelseat, Cesc Fabregas këmbëngul se bashkëlojtari i tij, belgu Eden Hazard mund të fitojë Topin e Artë.

Hazard ishte një nga figurat kryesore në suksesin e Chelseat gjatë sezonit të kaluar, ku Blutë fituan titullin kampion, por lojtari i vitit u zgjodh shoku i ekipit N'Golo Kante.

Ndërkohë, ylli belg renditjen e tij më të lartë në renditjen e Topit të Artë ka qenë i teti në vitin 2015, por kështu nuk mendon edhe spanjolli Fabregas, i cili beson se Hazard mund ta fitojë atë.

"Ai është një lojtar që mund të bëjë mirë një kundër një, ai mund të ketë posedimin e topit, ai mund të driblojë dhe ka aftësi të madhe me topin"., ka thënë fillimisht Fabregas për Sky Sports. 

Fabregas dhe Hazard me titullin e Ligës Premier (Getty Images)

"Eden, nëse dëshiron të fitojë Topin e Artë, ai mund ta bëjë këtë".

"Unë kam luajtur futboll për një kohë të gjatë dhe kam luajtur me lojtarët më të mirë dhe ai ka të gjitha cilësitë, e di se çfarë mund të bëjë".

"I kam thënë atij se është pranë tij, më pëlqen të jem i sinqertë. Sipas mendimit tim, ai ka cilësitë".

"Pa topin ai është shumë vështirë të markohet ashtu edhe kur e ka topin në këmbë. Kur ai është në krye të lojës së tij ai është bën shumë mirë", përfundoi spanjolli. /Telegrafi/