Please enter at least 3 characters.

Fabregas: Dua të luaj më shumë

2018/11/Cesc-Fabregasi.jpg
220:"LONDON, ENGLAND - JANUARY 03: Cesc Fabregas of Chelsea reacts during the Premier League match between Arsenal and Chelsea at Emirates Stadium on January 3, 2018 in London, England. (Photo by Julian Finney/Getty Images)
12:"Getty Images

Cesc Fabregas ka konfirmuar se çdo lojtar dëshiron të luajë më shumë, por siç qëndrojnë gjërat ai do të qëndrojë në Chelsea deri në verë.

Mesfushori spanjoll është jashtë kontratës në fund të sezonit, dhe ai ka qenë i lidhur me një largim nga Stamford Bridge.

Skuadra më e lidhur me të ka qenë ajo italiane, Milani, të cilët thuhet se e duan gjatë janarit shkaku i emergjencës në mesfushë.

Edhe vet Fabregas është i interesuar të largohet nga Chelsea pasi nuk po luan rregullisht, por një gjë e tillë nuk pritet të ndodh deri në verë.

Cesc Fabregas (Foto: Paul Kane/Getty Images/Guliver)

"Ne kemi një skuadër të mirë me shumë lojtarë të vlefshëm", ka thënë fillimisht Fabregas pas lojës ndaj PAOK natën e së enjtes.

"Unë jam në Stamford Bridge dhe jam i lumtur, por është e qartë se çdo lojtar dëshiron të luajë më shumë".

"Nuk kam biseduar me askënd, por është e qartë që nëse nuk kam nënshkruar një rinovim atëherë mund të bëj një marrëveshje me dikë nga janari dhe ndoshta do të tërheqë shumë klube".

"A do të qëndroj deri në fund të sezonit? Tani momentalisht mund të them po", përfundoi mesfushori spanjoll. /Telegrafi/