Please enter at least 3 characters.

Evakuimi në Aleppo afër përfundimit

2016/12/aleppo-3.jpg

Evakuimi i civilëve të mbetur dhe luftëtarëve nga zonat e mbajtura nga rebelët të qytetit sirian të Aleppos duhet të përfundojë deri në natën e së enjtes apo të premten, thotë Kryqi i Kuq.

Faza përfundimtare pritet të bëhet në disa faza dhe përfshijnë dhjetëra autobusë dhe qindra makina, raporton BBC.

Mijëra njerëz janë ende në pritje për t'u evakuuar.

Kryqi i Kuq thotë se 34,000 njerëz janë larguar nga qyteti që nga fillimi i shpërnguljeve, transmeton KosovaPress.