Please enter at least 3 characters.

Eto’o: Interi do ta fitojë Scudetton këtë sezon me Conten

2020/02/Samuel-Etoo-e1582476562748.jpg
187:"LONDON, ENGLAND - OCTOBER 23: Samuel Eto arrives for The Best FIFA Football Awards - Green Carpet Arrivals on October 23, 2017 in London, England. (Photo by Michael Steele/Getty Images)
12:"Getty Images

Fituesi i tripletës, Samuel Eto'o beson se Interi do të fitojë Scudetton këtë sezon, pasi e vlerëson lartë trajnerin e ri, Antonio Conte.

Gjigantët e Giuseppe Meazzas u mundën 2-1 nga Lazio javën e kaluar, duke rënë në vendin e tretë.

Por, edhe përkundër kësaj, reprezentuesi i Kamerunit nuk do të ndryshojë mendje dhe mendon se Interi do ta fitojë titullin me trajnerin Conte.

“Inter do të fitojë Scudetton”, ka thënë fillimisht Eto'o për Sky Sport Italia.

“Conte me të vërtetë nuk ka ndryshuar. Ai është i njëjti trajner që pamë te Juventusi apo Chelsea, as më shumë dhe as më pak, kjo është ideja e tij për futbollin”.

“Unë jam i kënaqur, sepse pas kaq shumë ngritjeve dhe rënieve, në këtë moment Interi po merr përsëri respektin që meriton”, përfundoi kamerunasi. /Telegrafi/