ESPN emëron dhjetë trajnerët më të mirë në botë për vitin 2020
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është emëruar menaxheri më i mirë në futbollin botëror përpara Pep Guardiolas të Manchester City dhe Hans-Dieter Flick të Bayern Munich.
53-vjeçari gjerman u largua nga Borussia Dortmund në vitin 2015 për të nënshkruar për Liverpoolin dhe ka qenë thelbësor në suksesin e Reds viteve të fundit.
Klopp fitoi trofeun e Ligës së Kampionëve më 2019 para se të përfundonte pritjen e gjatë të Liverpoolit për titullin e Ligës Premier në vitin 2020.
Dhe tani rrjeti televiziv ESPN renditi trajnerin e Reds në krye të listës së tyre, duke mposhtur në garë emra të mëdhenj trajnerësh.
“Trashëgimia e Klopp në Liverpool është mjaft e madhe, por një palë syzet e tij janë varrosur në një kapsulë kohe në terrenin e ri të klubit për ta ankoruar më tej në Merseyside”, thuhet në publikimin e ESPN.
Flick përfundoi pas Klopp në renditje, pavarësisht një sezoni të shkëlqyeshëm me fituesin e sivjetmë të Ligës së Kampionëve, Bayern Munich.
55-vjeçari, i cili pasoi Niko Kovacin, fitoi titullin e Bundesligës dhe Kupën e Gjermanisë me Bayern Munich sezonin e kaluar gjatë sezonit ku fituan tripletën.
Dhe skuadra e Flick, Bayern Munich, mposhti Barcelonën 8-2 në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, në rrugën drejt triumfit në garën elitare të Evropës.
Guardiola dhe menaxheri i Atalanta Gian Piero Gasperini përfunduan përkatësisht i treti dhe i katërti, ndërsa trajneri i RB Leipzig, Julian Nagelsmann doli i pesti në renditje.
Më poshtë janë 10 menaxherët më të mirë në futbollin botëror në vitin 2020, sipas ESPN.


