Eskavatori tregon fuqinë, Negenet shijon humbjen
SUPERLIGA
Pit Power Negenet pas 11 javesh ka pësuar disfatën e parë në kampionat duke hapur kështu seriozisht luftën për titull. Negenet pësoi humbje 2-4 nga Eskavatori e cila zhvilloj një nga ndeshjet më të mira të saja.
Colo Colo ka bërë një remontada të pabesueshme ndaj Komogllaves duke e mposhtur më rezultat 4-3. Komogllava kishe epërsi prej 3 golave në pjesën e parë, mirëpo në fraksionin e dytë, ndodhi e papritura për skuadren e Jehon Ramadanit, pasi që Colo Colo rikthej gjithçka në favor për të marr tri pikë shumë të rëndësishme. Gabimin e Negenet më së miri e shfrytëzuan Restaurant Arxhendi dhe Elektring. Axhendi fitoj 3-0 ndaj Maestros, ndërsa Elektring fitoj 5-1 ndaj Ghost. Me këto fitore Arxhendi dhe Elektring ndodhen veteëm 1 pikë, respektivisht 2 pikë larg pozitës së parë. Ndeshja tjetër interesante mes Swiss Plus dhe Italy Dental përfundoi baras 3-3.
Me poshtë gjeni tabelën, rezultatet dhe më të dalluarit e kësaj jave në Superligë:
LIGA E DYTË
Ne Ligën e Dytë pothuajse gjithçka mbetet e njëjtë. Shqiponja vazhdon serinë pa humbje dhe më rezultate bindëse duke mos u lëkundur për asnjë çast nga pozita e parë. Këtë javë Shqiponja fitoi më lehtësi ndaj Elektroinn më rezultat të thellë 7-3, ndërsa më fitore ka vazhduar edhe Nderimi e cila mposhti 5-0 skuadren e Labinotit.
Balaj ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme, duke mposhtur skuadrën e Stargraf (4-3) në një nga ndeshjet më interesante. Zy-Na është rikthyer tek fitoret duke mundur skuadrën e Pelisterkes, ndërkaq më fitore ka vazhduar edhe Termo Luzha.
Me poshtë gjeni tabelën, rezultatet dhe më të dalluarit e kësaj jave në Ligën e Dytë:
LIGA ETRETË
Ndeshje derbi u zhvilluan të shtunën në kuadër të javës së 9-të të Ligës së Tretë. Derbi i kësaj jave u zhvillua mes dy pozitave të para të tabelës, Surqines dhe Nikadinit, e cila përfundoi më rezultat të barabartë 5-5. Ndeshja ishte shumë e hapur ku të dy skuadrat edhe mund ta kishin fituar ndeshjen po të tregoheshin më të kujdesshme në rastet e krijuara, ndërsa në fund rezultati i barabartë ishte më i drejti. Me rezultat të barabartë përfundoi edhe derbi tjetër mes Galaxy dhe Unioni SHPK, këto dy barazime më shumti i shkuan për shtat skuadrës së Festës e cila fitoi më rezultat komod (2-0) ndaj Diti Balaj duke rrëmbyer kështu pozitën e parë në tabelë.
Buzëqeshja në fytyrë u kthehet edhe Ferplast e cila nuk fitonte prej 3 ndeshjeve, duke e humbur edhe primatin në Ligën e Trete, ndërsa me këtë fitore, Ferplast, rikthehet serish në garë për ndonjë pozitë të play-off. Tri pikë shumë të rëndësishme arritën edhe Momo Bar, Pleshina dhe Elita.
Me poshtë gjeni tabelën, rezultatet dhe më të dalluarit e kësaj jave në Ligën e Tretë:


