Please enter at least 3 characters.

Është regjistruar tërmet në Maqedoninë e Veriut, epiqendra në Vallandovë

Rrjeti Telemetrik Sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin tonë, të mirëmbajtura nga Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup, mbrëmë në orën 02:13 regjistroi një tërmet epiqendra e të cilit kishte origjinën nga zona e Vallandovës, 116 km në juglindje të Shkupit, me një magnitudë lokale Rihter, ML2.2.

Sipas të dhënave që ka në dispozicion observatori deri më tani, tërmeti është ndjerë në Strumicë dhe zonën përreth me një intensitet prej III gradësh sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës.