Please enter at least 3 characters.

Është djegur platforma për vëzhgim e Ujëvarës së Smolarit në Malin Bellasica

2024/07/Screenshot_2-53.png

Mbrëmë është djegur platforma e vëzhgimit të Ujëvarës së Smolarit, ndërsa zjarri ka përfshirë edhe pyllin përreth në malin Bellasicë, njoftuan nga Njësiti territorial zjarrfikës i Strumicës

Zjarri ka shpërthyer rreth orës 18:00 të ditës së djeshme dhe më pas është përhapur me shpejtësi dhe ka përfshirë pyllin e afërt në lindje drejt Bellasicës.

Ujëvara e Smolarit ndodhet mbi fshatin Smollarë, në Komunën e Novosellës dhe është një nga atraksionet më të mëdha turistike në këtë rajon. Është 39.5 metra e lartë dhe është e vetmja ujëvarë e përhershme në vend