Please enter at least 3 characters.

Erxhan Osmani merr Rolex më të mirë si dhuratë nga Alperen Sengun pak para finales - ai e përfundoi në mënyrë të përsosur detyrën

Giannis dhe Osmani në duel

Turqia po zhvillon një Kampionat Evropian fenomenal dhe tashmë kanë siguruar finalen e madhe, pasi në gjysmëfinale mposhtën bindshëm Greqinë me rezultatin 94:68.

Pas ndeshjes, atmosfera në kampin turk ishte e jashtëzakonshme, jo vetëm për fitoren, por edhe për një histori interesante që u bë virale.

Alperen Sengun kishte premtuar para ndeshjes se do t’i blinte një Rolex shokut të tij të skuadrës, shqiptarit Erxhan Osmani, nëse ky arrinte ta mbante Giannis Antetokounmpo nën 20 pikë.

Sengun dhe Osmani

Osmani jo vetëm që e kreu me sukses këtë mision, duke e ndalur Giannisin në vetëm 12 pikë, por gjithashtu shkëlqeu edhe në sulm me 28 pikë të shënuara, duke qenë lojtari kryesor i takimit.

“Do ta mbaj fjalën time. Do t’i blej Rolexin më të mirë. Të mbash një lojtar si Giannis në 12 pikë është e pabesueshme”, deklaroi Sengun pas ndeshjes.


Turqia tashmë e ka mendjen te finalja e madhe e Eurobasket 2025, ku sonte nga ora 20:00 do të përballet me Gjermaninë për titullin kampion. /Telegrafi/