Ermal Fejzullahu me këngë të re
28/07/2015
Pas suksesit të madh të këngëve “Tavolina” dhe “Shko”, të cilat i solli në bashkëpunim me reperët Ledri Vula dhe Lumi B, këngëtari Ermal Fejzullahu do të vijë solo.
“Falma zemrën” titullohet kënga më e re e Ermalit, e cila do të publikohet së shpejti, transmeton Telegrafi.
Këtë paralajmërim e ka bërë vet këngëtari përmes llogarisë së tij në Instagram, ku ka publikuar edhe një fotografi nga xhirimet e videoklipit të kësaj kënge.
Ashtu si viteve të kaluara, edhe këtë verë, Ermali është njëri ndër këngëtarët më të kërkuar në mbrëmjet muzikore brenda dhe jashtë Kosovës duke arritur gjithnjë të mbushë me publik vendet ku performon. /Telegrafi/


