Please enter at least 3 characters.

Ermal Fejzullahu dhe Luar së shpejti sjellin këngën e re

2021/06/Screenshot_1-64.png

Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu, është në përgatitje të një tjetër projekti të ri muzikor.

Ai këtë herë siç tregon ka bashkuar forcat me këngëtaren nga Shqipëria, Luar Arani.

Projekti i dyshes është thuajse në finalizim dhe së shpejti pritet të lansohet i plotë.

Në një video të publikuar nga Luar në rrjete sociale, artistët e mirënjohur shfaqen me paraqitje atraktive.

Videoklipi duket të jetë realizuar në Shqipëri dhe një pjesë e tij në 'Kështjellën e Gjirokastrës'.

Megjithatë, deri më tani nuk është zbuluar akoma një datë e saktë e publikimit.

Ky është bashkëpunimi i parë i tyre, që pritet të ketë suksesin e dëshiruar edhe nga fansat e publiku. /Telegrafi/