Please enter at least 3 characters.

Erërat e fuqishme në Istog, kryetari takohet me ekspertin japonez - flasin për gjetjen e një zgjidhjeje

2022/09/305285069_467623832044715_3549301987645577172_n.jpg
18:"Driton Alihajdaraj

Istogu është një nga qytetet që goditet më së shumti nga erërat e fuqishme, të cilat jo rrallë herë shkaktojnë dëme të konsiderueshme materiale.

E për të gjetur një zgjidhje për këtë sot kryetari i kësaj komune, Ilir Ferati, është takuar me ekspertin japonez, Yuta Morikawa, kryekëshilltar teknik dhe njëkohësisht udhëheqës i projektit JICA dhe Nehat Bojaxhiu, koordinator nacional i projektit.

Gjatë këtij takimi, Ferati ka njoftuar se kanë diskutuar për modelimin e pyjeve mbrojtëse nga erërat e forta.

“Projekti për ngritjen e kapaciteteve dhe zvogëlimin e rreziqeve nga katastrofat, në kuadër të zhvillimit të një sistemi kombëtar të informacionit për zjarret pyjore, është projekt që ka filluar së zbatuari vitin e kaluar dhe sot ishte veçanti e këtij takimi, në ofrimin e alternativave në funksionalizim të këtij projekti në Komunën tonë. Siç̧ kemi premtuar po e bëjmë̈, Istogu i të gjithëve e për të gjithë̈ po merr jetë”, ka shkruar ai në Facebook. /Telegrafi/