Please enter at least 3 characters.

Erdogan: Turqia do të monitorojë nga afër zbatimin

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, një ndërmjetës i rëndësishëm, ka reaguar gjithashtu ndaj marrëveshjes së mbrëmshme, duke shkruar në një postim në X se Turqia do të monitorojë nga afër zbatimin e saj të rreptë.

Vendi i tij do të vazhdojë të kontribuojë në proces, shtoi presidenti turk, transmeton Telegrafi.

Ai gjithashtu tha se është "i kënaqur" që negociatat kanë "rezultuar në një armëpushim në Gaza", duke theksuar se "Turqia gjithashtu kontribuoi".

Erdogan, i cili e ka mbështetur me zë të lartë kauzën palestineze gjatë luftës, shtoi: "Me këtë rast, përshëndes me dashurinë time më të përzemërt vëllezërit dhe motrat e mia palestinezë, të cilët kanë përjetuar vuajtje të papërshkrueshme gjatë dy viteve të fundit".

"Zoti i bekoftë shpirtrat e martirëve tanë dhe u dhëntë atyre vende qiellore", shtoi ai. /Telegrafi/