Please enter at least 3 characters.

Erdhi me shumë bujë, Man City e vendos në shitje yllin e skuadrës

Mesfushori Tijjani Reijnders mund të largohet nga Manchester City gjatë afatit kalimtar të verës, sipas raportimit të “CalcioMercato”.

Holandezi po kalon një periudhë të vështirë në “Etihad”, pasi që nga fillimi i vitit 2026 ka marrë dukshëm më pak minuta sesa në pjesën e parë të sezonit.

Në të njëjtën kohë, “Qytetarët” janë në kërkim të një mesfushori të ri dhe raportohet se kanë në shënjestër lojtarin e Nottingham Forest, Elliot Anderson. Për këtë arsye, Manchester City po e konsideron mundësinë që ta shesë Reijnders.

Situata e tij po monitorohet nga disa klube të Ligës Premier dhe nga liga të tjera të mëdha në Evropë.

Reijnders iu bashkua Cityt në verën e vitit 2025 nga AC Milan për 54.9 milionë euro. Këtë sezon ai ka regjistruar 45 paraqitje, me 7 gola dhe 7 asistime.

Përndryshe, holandezi e rifitoi vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e jashtëzakonshme që dhuroi ndaj Southamptonit në gjysmëfinalen e FA Cupit./Telegrafi/