Please enter at least 3 characters.

“ERA” - një udhëtim emocional në historinë shqiptare, sot në ditën e kinemasë me super çmim 3.20€

Një nga rekomandimet tona kryesore për sot është “ERA”, një film shqiptar që po lë gjurmë brenda dhe jashtë vendit.

Një vepër që jo vetëm rrëfen, por edhe ndjen, prek dhe flet thellë në shpirtin e shikuesit.

Rreth Filmit:

“Era” nuk është thjesht një film - është një përjetim emocional. Me regji dhe skenar nga Parta Kelmendi, kjo dramë sjell një rrëfim të ndjeshëm nga Kosova e viteve ’90, një periudhë e trazuar që la gjurmë të thella në shoqërinë tonë.

Në qendër të ngjarjes është një vajzë e re, e detyruar të largohet nga Prishtina drejt një fshati të izoluar, për shkak të shtypjes politike dhe tensioneve të asaj kohe. Në këtërrugëtim të pavullnetshëm, ajo përballet me mungesën e lirisë, frikën, por edhe me një proces të thellë pjekurie dhe vetëdijësimi.

“Era” nuk flet vetëm për një individ - por për një brez të tërë që u rrit në kohë pasigurie, në heshtje, nën presion, por me një forcë të brendshme që kurrë nuk u shua.

Filmi pati premierën e tij botërore më 2 qershor 2025 Brooklyn Film Festival, një nga ngjarjet më prestigjioze për kinemanë e pavarur në SHBA. Pikërisht aty, aktorja Zana Berisha u vlerësua me çmimin “Best Actress”, një arritje që i dha filmit vëmendjen që meriton dhe e vendosi Kosovën në hartën e kinemasë artistike ndërkombëtare.

“Era” është një udhëtim i brendshëm në kohë të trazuara. Një rrëfim i ndjeshëm, i thjeshtë në formë, por i thellë në përmbajtje. Është një kujtesë për atë që kemi kaluar, dhe një thirrje për të mos harruar.

Mos e humbisni – sot në Cineplexx Prishtinë 3.20€ dhe Cineplexx Prizren 2.80€

Një tregim i ndjeshëm për pjekurinë, identitetin dhe jetën në kohë të vështira.

true