Era Istrefi frymëzohet nga krijesat mistike (Foto)
03/03/2017
Këngëtarja Era Istrefi është shquar gjithmonë për idetë e veçantë dhe projektet interesante, të cilat shpesh herë kanë bërë diferencën.
Kreativiteti që këngëtarja ka shfaqur vazhdimisht nëpër klipet e saj, ka bërë natyrshëm të gjithë që të pyesin: "Nga e merr frymëzimin kjo vajzë?".
Dhe në fakt, Era së fundmi ka treguar përmes një postimi në rrjetin social Twitter se frymëzohet nga krijesat mistike, veçanërisht njërin prej tyre: njëbrirëshin.
Ajo ka publikuar një fotografi nga xhirimet e klipit "Redrum", gjersa në mbishkrimin e saj ka shkruar "Njëbrirësh i kuq".
Mesa duket, kjo krijesë magjike ka qenë inspirimi i saj për projektin e saj të fundit shumë të pëlqyer/Telegrafi/


