Please enter at least 3 characters.

EPOKAT E REJA

2018/06/Bertolt-Brecht-e1528880354652.jpg

Poezi nga: Bertolt BrechtPërktheu: Arbër Zaimi

Një epokë e re nuk fillon befasisht
Gjyshi im tashmë jetonte në epokën e re
Nipi im ndoshta ende do të jetojë në të vjetrën.

Mishi i ri hahet me pirunjtë e vjetër.

Nuk ishin makinat e para
As tanket
As aeroplanët përmbi çati
As bombarduesit

Teknologjia e re transmetoi idiotësitë e vjetra.
Dija vazhdoi të përcillej gojarisht.