Please enter at least 3 characters.

Enrique: Në pjesën e dytë krijuam më shumë

2016/12/LuisEnriqueFCBarcelonavVfLBorussiaMoenchengladbachYiHrYZqHt88x.jpg

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka komentuar fitoren ndaj Espanyolit për mikrofonat e Barça TV.

Tekniku spanjoll lavdëroi lojtarët për paraqitjen fantastike, posaçërisht në pjesën e dytë.

“E gjitha ajo që e kemi parë në Camp Nou ishte një lojë e lojtarëve të mëdhenj të cilët kanë bërë gjëra të pamundshme”.

“Espanyoli u vendos në pjesën e tyre të fushës duke pritur kundërsulmin. Ata janë mbrojtur me dhjetë lojtar para linjës së portës, plus portieri”.

“Në pjesën e dytë kemi krijuar më shumë dhe kemi parë versionin spektakolar të lojtarëve tonë më të mirë, posaçërisht Messit”, ka thënë Enrique. /Telegrafi/