Please enter at least 3 characters.

Enkelejd Alibeaj ankimon vendimin e gjykatës që njohu kuvendin e Berishës

2018/10/Enkelejd-Alibeaj.jpeg

Partia Demokratike ka ankimuar vendimin e gjykatës që njohu kuvendin e 11 dhjetorit të mbledhur nga Komisioni i Rithemelimit të PD-së dhe ish-kryeministri, Sali Berisha.

Ankimimi është bërë nga Enkelejd Alibeaj, kryetari në detyrë dhe njëkohësisht edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së.

Kërkesa për ankimim është depozituar në Gjykatën e Apelit Tiranë, raporton Euronews Albania.

Paralajmërimi për ankimimin e vendimit të gjykatës si të paligjshëm ishte bërë nga Alibeaj që ditën e publikimit të vendimit. /Telegrafi/