Please enter at least 3 characters.

Eneda Tarifa nis sezonin veror me imazhe nga pishina, shfaq linjat atraktive në fotografi me bikini

2019/06/enn-e1560539822989.jpg

Këngëtarja e njohur, Eneda Tarifa, është shumë e pëlqyer nga mijëra fansa për muzikën e saj.

Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan herë pas here me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqet mjaft atraktive në bikini, teksa merr rreze dielli pranë një pishine.

Ajo bashkë me vajzën e saj të vogël, Arian, duket se kanë kaluar një ditë të mirë verore në shoqëri të njëra-tjetrës.

"Kishte një javë që më lutej (unë lutesha për vete). Hajde gëzuar sezonin veror", ka shkruar Eneda në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë komentet nga ana e fansave, të cilët e kanë komplimentuar këngëtaren për linjat e saj trupore. /Telegrafi/