Please enter at least 3 characters.

Ende pa debutuar në Ligën Premier, Strakosha pritet të largohet nga Brentfordi

2022/10/GetPaidStock.com-63492cfa0410a.jpg
567:"Colchester United v Brentford - Carabao Cup - Second Round - JobServe Community Stadium Brentford s Thomas Strakosha applauds supporters after the Carabao Cup second round match at JobServe Community Stadium, Colchester. Picture date: Tuesday 23rd August, 2022. EDITORIAL USE ONLY No use with unauthorised audio, video, data, fixture lists, club/league logos or live services. Online in-match use limited to 120 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xJohnxWaltonx 68441472
15:"IMAGO/PA Images

Thomas Strakosha me entuziazëm të madh iu bashkua skuadrës angleze Brentford gjatë afatit kalimtar të verës.

Megjithatë aventura angleze nuk ka shkuar siç është më së miri për reprezentuesin shqiptar.

27-vjeçari ende nuk ka luajtur asnjë ndeshje në Ligën Premier me fanellën e Brentfordit, duke qenë rezervë e spanjolli David Raya.

Reprezentuesi shqiptar ka mbrojtur në vetëm një ndeshje në EFL Cup, ku qëndroi 90 minuta në fushë dhe mbajti portën e paprekur.

Megjithatë hapësirat e pakta kanë bërë që Strakosha të kërkojë largimin nga Brentfordi në afatin kalimtar të janarit.

E ardhmja e shqiptarit mund të jetë sërish në Itali, pasi shqiptari vlerësohet nga një numër i madh i skuadrave.

Gjithsesi Brentford pritet ta huazojë për gjashtë muaj Strakoshën deri në verën e vitit 2023 tek ndonjë skuadër që i ofron minuta. /Telegrafi/