Please enter at least 3 characters.

Ende me letra është e martuar me Pittin, por Jolie ka filluar përgatitjet rreth dasmës së re

2017/05/angelina-jolie-brad-pitt-e1493732273278.jpg

Angelina Jolie dhe Brad Pitt ende nuk janë shkurorëzuar zyrtarisht.

Por, siç raportojnë mediat amerikane, aktorja po planifikon sërish të kurorëzohet.

Në fakt, kohët e fundit tabloidi amerikan "In Touch" botoi ekskluzivisht se informacioni se Angelina është në lidhje me një "filantrop anonim nga Londra, por për momentin nuk po e bën lidhjen zyrtare pasi që ka frikë se si do të reagonin fëmijët e saj".

Megjithatë, tani mediumi shkoi një hap më tej duke thënë se Angelina është në përgatitje e sipër të dasmës së re, transmeton Telegrafi.

“Angelina është duke pritur që të përfundoi procesi gjyqësor i shkurorëzimit dhe më pas të fus të dashurin e ri në jetën e fëmijëve të saj”, tha ndër të tjerash një burim për revistën "InTouch".

Ndryshe, aktorja kohët e fundit bleu një shtëpi të re në Los Angeles, ku planifikon të jetojë me fëmijët dhe të dashurin e ri. /Telegrafi/