Please enter at least 3 characters.

Enca së shpejti nis xhirimet e klipit të ri

2019/06/enca_62266411_512288132642503_2486169172010001199_n-e1561562518127.jpg

Këngëtarja nga Shqipëria, Enca Haxhia, është mjaft aktive me projekte të reja. E njëjta para një muaji solli këngën e re "Hajde" në bashkëpunim me këngëtarin Muharrem Ahmeti.

Ky projekt i dyshes u mirëprit nga publiku dhe në kanalin YouTube deri më tani ka grumbulluar afro nëntë milionë shikime.

Enca (Foto: Instagram/enca)

Ndërkaq tani, ajo ka njoftuar fansat e saj se së shpejti do të nisë xhirimet e klipit të ri, madje i fton vajzat të jenë pjesë e tij.

"Xhirojmë videoklipin e ri së shpejti, të gjithë vajzat që dëshirojnë të jenë pjesë e klipit të më shkruajnë", ka shkruar Haxhia.

Këngëtarja 23 vjeçare, numëron fansa të shumtë jo vetëm shqiptarë, të cilët e admirojnë për muzikën që bën. /Telegrafi/