Please enter at least 3 characters.

Enca publikon video pas daljes nga dushi, tregon dukjen e saj natyrale pa makijazh

2020/04/enca_73420515_532125844299404_1627686472580457483_n-e1585771223572.jpg

Këngëtarja e njohur Enca Haxhia po e shfrytëzon periudhën e vetë-izolimit, për të pasur sa më shumë çasje tek fansat përmes rrjeteve sociale.

Ajo publikon thuajse çdo ditë fotografi apo video nga përditshmëria e saj, duke treguar se si po e përjeton periudhën e karantinimit.

Së fundmi, këngëtarja publikoi për ndjekësit një video pas daljes nga dushi e mbuluar vetëm me peshqir, duke treguar dukjen e saj krejtësisht natyrale.

Në mbishkrimin e videos së shpërndarë në Instagram, këngëtarja pyet nëse dukja e saj është më e mirë me apo pa makijazh.

"Me makijazh apo pa makijazh", ka shkruar Enca, e cila këtë video e ka realizuar me aplikacionin i cili është bërë viral, TikTok.

Përndryshe, ajo si shumë kolegë të saj është detyruar t'i ndërpresë të gjitha aktivitetet e saj muzikore, shkaku i coronavirusit. /Telegrafi/