Please enter at least 3 characters.

Enca me pushime në Tropojë, ekspozon gjoksin në imazhet e fundit

2020/08/117186326_3053939751368924_26432194797949210_n-e1597867961346.jpg

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi në Valbonë.

Ajo ka zgjedhur natyrën e Tropojës për t'u relaksuar disa ditë në ajrin e pastër dhe freskinë që të ofron lumi Valbona.

Ashtu siç edhe e ka zakon, shumë prej momeneve të këndshme që kalon gjatë ditës, Enca i ndan me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar në InstaStory disa imazhe mjaft atraktive, ku shihet e veshur me një fustan mjaft të hapur te pjesa e gjoksit.

Në një nga videot e ndara me ndjekësit, Enca nuk heziton që të ekspozojë gjoksin e saj atraktiv, duke marrë kështu vëmendjen e ndjekësve të saj.

Ajo shquhet për paraqitje të tilla provokuese jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe në klipet e saj.

Enca ndëkohë po vazhdon të shijojë suksesin e bashkëpunimit më të fundit me Don Xhonin, këngën ""Break Down". /Telegrafi/