Please enter at least 3 characters.

Emmanuel Macron: NATO-s i ka vdekur truri

2019/11/1-82.jpg
272:"French President Emmanuel Macron addresses a press conference on the second day of the North Atlantic Treaty Organization (NATO) summit in Brussels on July 12, 2018. (Photo by LUDOVIC MARIN / POOL / AFP) (Photo credit should read LUDOVIC MARIN/AFP via Getty Images)
13:"LUDOVIC MARIN

Presidenti francez Emmanuel Macron, ka deklaruar se ajo nëpër çfarë aktualisht po kalon NATO, mund të përshkruhet si vdekje e trurit.

Gjatë një interviste dhënë për the "The Economist", Macron ka shtuar se Evropa duhet të mendojë në mënyrë strategjike për veten si një fuqi gjeopolitike. Në të kundërtën sipas tij, Evropa nuk do të mund ta kontrolloj fatin e saj, transmeton Telegrafi.

"Më nuk ekziston kurrfarë koordinimi në marrjen e vendimeve strategjike mes SHBA-ve dhe aleatëve të NATO-s. Kurrfarë. Kemi një veprim jo të koordinuar agresiv të një anëtari të NATO-s, Turqisë - ku janë rrezikuar interesat tona", ka shtuar Macron.

Presidenti francez shtoi se deri më tani SHBA-të dhe Evropa kanë ndarë interesat e përbashkëta dhe kanë punuar pa u lodhur për të mbajtur marrëdhëniet e mira me Donald Trumpin. /Telegrafi/