Please enter at least 3 characters.

Eminem ka bashkëpunime me Ed Sheeran dhe Alicia Keys për "Revival" (Video)

2017/12/ed-sheeran-e1512563795191.jpg

Superylli i hip hopit, Eminem, ka publikuar listën e bashkpuntorëve për albumin e ri.

"Revival" titullohet albumi i ri i Eminemit, që e sheh atë të rikthyer në skenë për herë të parë me një album pas vitit 2013.

Albumi i fundit i tij ishte "Marshall Mathers LP", kurse tash ai ka një varg bashkëpunimesh përpara.

Ed Sheeran ësthë bashkpuntori i tij në këngën "River", Alicia Keys për këngën "home" dhe Kehlani për albumin "Nowhere Fast".

Albumi i ri i Eminemit i ka 19 këngë gjithsejt dhe pritet me ëndje nga adhuruesit.

"Revival" lansohet më 15 dhjetor dhe pritet të thyejë rekordet e shitjeve.

Eminem konsiderohet legjendë e hip hopit. Ai ka dhjetëra çmime Grammy, kurse së fundmi performoi në skenën e MTV EMA. /Telegrafi/