Please enter at least 3 characters.

Eminem, e quan veten 'zot' i hip-hopit (Video)

2016/01/eminem-ky-zot-i-hip-hopit-video_hd.jpg

Videoklipi i cili është publikuar dje, ka arritur të rregjistrojë në 24 orët e para rreth tre milionë klikime, që flet më shumë për euforinë që ka ngritur Em’ te fansat e tij.

Rich Lee, i cili edhe më parë ka punuar me Eminemin është regjisor i këtij videoklipi, teksa ai ishte i përfshirë edhe në videoklipet e këngëve “Not Afraid” dhe “Lighters.

Videoklipi i “Rap God” është xhiruar në Russell Industrial Centre në Detroit.

Dy këngët e tij që u lansuan si ‘single’ para publikimit të albumit, “Berzerk” dhe “Survival” po ashtu kanë videot e tyre dhe kanë regjistruar sukses të konsiderueshëm.

Por, kjo nuk është e tëra, pasi që dihet se Eminem këtyre ditëve do të publikojë edhe videoklipin tjetër të këngës “The Monster” në bashkëpunim me Rihannan.

Dje më 27 nëntor vlen të përmendet se u djeg shtëpia e fëmijërisë së reperit, e cila nuk i plotësonte standardet e sigurisë për t’u shitur.

Shtëpia të cilën Eminem e shfaqi në kopertinën e albumit “Marshall Mathers LP” në vitin 2000 dhe po ashtu edhe tani në “Marshall Mathers LP2”, ka qenë pronë e nënës së reperit nga viti 1989 deri në vitin 2003.