Please enter at least 3 characters.

Emily Ratajkowski i lë pak imagjinatës në sesionin e fundit për Vanity Fair

2018/01/emily-4-e1515057271951.jpg

Ajo nuk heziton asnjëherë të zhvishet, por Emily Ratajkowski është në formën më të mirë të saj.

Modelja dhe aktorja e cila së fundmi pohoi se ajo ndihet më së miri kur është e zhveshur, qartë e tregon këtë teksa pozon topless për fotografin Norman Jean Roy.

Me modesti të madhe, 26 vjeçarja tregon trupin e tonifkuar që i ka ndihmuar asaj që të rrëmbejë famë ndërkombëtare.

<span></span>

"Kam dëshirë t'i bëj vet zgjedhjet e mia. Unë jetoj jetën si dua vet. Ndihem më përshtatshëm e zhveshur në shtëpi. A jeni të befasuar nga kjo?", ka thënë së fundmi në një prezantim personal bukuroshja për DKNY.

Emily shpërtheu duke bërë famë në videoklipin e Robin Thicke, "Blurred Lines" dhe që prej asaj kohe ka vënë syrin rejt një karriere filmike me role në filmat "Entourage", "We Are Your Friends" dhe "Gone Girl".

<span></span>

Polakja në disa intervista ka potencuar se ajo turpërohet nga video "Blurred Lines" dhe se tashmë e ka harruar atë paraqitje që edhe ja solli famën. /Telegrafi/