Please enter at least 3 characters.

Emery dhuron spektakël në konferencën për shtyp, përgjigjet në telefonin e gazetarit

2018/08/4F90BAB400000578-6118763-He_points_to_the_phone_as_he_interrupts_his_press_conference_ahe-m-3_1535728282732.jpg

Trajneri spanjoll Unai Emery ka mbajtur konferencën e tij të zakonshme para ndeshjeve.

Arsenal do të udhëtoj të dielën drejt Uellsit për tu përballur me Cardiffin në kuadër të xhiros së katërt në Ligën Premier.

Por një gjë e pazakontë ka ndodhur në konferencën e klubit londinez.

Gjatë momentit që Emery ishte duke dhënë përgjigje, një nga telefonat e gazetarëve filloi të cingëronte.

Emery fillimisht pyeti: “A bën t’i përgjigjem? Qenka John Spencer”. E pasi mori lejen nga gazetari trajneri spanjoll filloi të fliste.

“Mirëmëngjesi. Unë jam Unay Emery. Si jeni ju”, i tha Emery personit në telefon.

Spanjolli vazhdoi bisedën dhe kjo solli të qeshur të mëdha në sallën e konferencave.

Por në momentin që telefoni po cingëronte, një nga gazetarët duke qeshur i tha “Është Mesut Ozil, a do të luaj nesër”.

Gjithsesi kaq ka mjaftuar që video e Emeryt të shpërndahet jashtëzakonisht shumë në rrjetet sociale. /Telegrafi/