Ëmbëlsirë verore: Desert freskues dhe i shijshëm me mjedra!
Kush nuk ka dëshirë të shijojë një ëmbëlsirë të shijshme në çdo vakt pa frikën e kalorive dhe shtimit të peshës?Përbërësit:- ½ filxhan ujë;- 4 filxhanë mjedra të freskëta;- ¼ ujë të ftohtë;- 2 lugë të vogla nisheste;- ½ filxhan sheqer;- 1 lugë e vogël lëng limoni.Përgatitja:
Nxehni, në temperaturë mesatare, një filxhan mjedra dhe gjysmë filxhani ujë. Zieni dhe përzieni derisa mjedrat të zbuten, përkatësisht rreth 5 minuta.
Qitni mjedrat në sitë në mënyrë që të ndani farat, pastaj ktheni në tenxhere në të cilën i keni zier.
Përzieni nishestenë dhe ¼ e ujit të ftohtë në një enë derisa të shkrihet, andaj përzieni atë me mjedrat e ziera dhe shtoni sheqer.
Zieni të gjitha bashkë, duke i përzier, rreth 5 minuta. Në fund, shtoni lëngun e limonit dhe lini që salca nga mjedrat të ftohet në temperaturë dhome.
Sipër qitni mjedrat e mbetura dhe qitni salcën e përgatitur dhe lëreni të ftohet. /Telegrafi/


