Please enter at least 3 characters.

Ëmbëlsirë për të sëmurët me diabet: Kafshata të ëmbla me të cilat të gjithë kënaqen!

2024/04/179651_shutterstock-793084204_-123.jpg

Kombinimi i vërtetë i përbërësve të shijshëm dhe të shëndetshëmPërbërësit:- 1 filxhan krunde tërshëre,- 1 filxhan miell thekre,- 1 filxhan kos,- 1 filxhan arra të bluara,- 100 g miell kokosi,- 1 lugë sheqer stevia,- 1 filxhan bademe të bluara,- 4 lugë vaj ulliri,- 2 vezë.Përgatitja:

Në një enë të thellë qitni krundet e tërshërës, miellin e thekrës, arrat dhe bademet e bluara.

Bëni një gropë të vogël në të dhe në të qitni vezët e tundura, sheqerin, kosin, kokosin dhe vajin e ullirit.

Të gjitha përzieni dhe nëse qulli është shumë i dendur, shtoni pak ujë.

Tretjen shpërndajeni në tepsinë e lyer me vaj dhe miell.

Piqni në furrë në 180 gradë Celsius 20-30 minuta. Kontrollojeni me pirun nëse është pjekur ëmbëlsira.

Shijojeni, - transmeton Telegrafi.